Shehu: Qeveria zgjeroi moshën për check up-in që të fshehë dështimin

Shqipëria

Shehu: Qeveria zgjeroi moshën për check up-in që të fshehë dështimin

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 15:03
Trita Shehu

Trita Shehu, kryetar i Departamentit të shëndetësisë në Partinë Demokratike shprehet se qeveria  nuk ka asnjë argument për të zgjeruar moshën që do të përfitojë shërbimin Check-Up.
 
Sipas Shehut numri i aplikimeve për check-up nga qytetarët është shumë më i vogël se ai për të cilin buxheti paguan, prandaj është vendosur arbitrarisht zgjerimi i moshave, veçse për të fshehur dështimin.
 
“Check-up ne shëndetësi, qeveria kërkon te "mbuloje diellin me shoshe"!
Qeveria vendos pa asnjë argu?ment teknik e shkencor që mosha e atyre që përfitojnë nga i ashtuquajturi Check- Up të zgjerohet deri në 70 vjeç.
 
Kjo bëhet kur mbas dy vitesh që kjo procedurë, e aplikuar vetëm në vendin tonë, pa rentabilitet financiaro-klinik, me hapësira të mëdha keq përdorimesh te fondeve, me një kosto shumë të lartë për sistemin tonë shëndetësore etj, "funksionon" pa u dhënë asnjë konkluzion shkencor, klinik, financiar apo statistikor ky.
 
Deri më sot nuk është paraqitur asnjë publikim profesional, asnjë kumtesë apo diskutim i vlefshëm, nuk ka as edhe një analizë të mirëfilltë për këtë iniciativë të kushtueshme.
 
Në fakt nuk publikohen as numrat e të ekzaminuarve, që janë shumë më poshtë shifrës prej rreth 470000 qytetarë, për të cilën paguhet detyrimisht rreth 6 m euro në vit nga buxheti, si dhe as përfundimet klinike të tyre.
 
Në këto kushte, përsëri në mënyrë okulte, pa asnjë argument financiar e klinik, dekretohet zgjerimi i hapësirës së moshës.
Natyrshëm del një pyetje, nqs nuk shtohet vlera e pagesës ndaj kompanisë, si ndodh që ajo ta marrë përsipër këtë shtesë gratis?! 
 
Në fakt e vërteta është e thjeshtë: Duke qenë se numri i aplikimeve për check-up nga qytetarët është shumë më i vogël se ai për të cilin buxheti paguan, gjë që nuk mund të mos krijojë probleme serioze, vendoset arbitrarisht zgjerimi i moshave, veçse për të fshehur dështimin.
 
Kësaj i thonë "shto miell e shto ujë". Në fakt kjo procedurë ekzaminimesh me këtë logjikë mund të zgjerohet edhe në drejtime të tjera....! Kjo është shëndetësia falas..... pa përfitim për qytetarët...me shpenzimet e buxhetit”, ka shkruar Shehu në facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat