Në rrugët tona është e rrezikshme të udhëtosh me biçikletë, një tjetër aksident

Shqipëria

Në rrugët tona është e rrezikshme të udhëtosh me biçikletë, një tjetër aksident

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 10:28
Ilustrim

Shumë zgjedhin që në vend të makinës, sidomos brenda qytetit, të lëvizin me biçikletë. Fatkeqësisht, dhënia e makinës në mënyrë jo të rregullt, mosrespektimi i sinjalistikës rrugore dhe atyre që lëvizin me biçikleta e motora, ashtu sikurse këmbësorëve, bëhet shumë shpesh motiv për aksidente.

Ky është edhe rasti i një të moshuari në Kavajë, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën sepse u përplas nga një automjet, teksa levizte me biçikletë.

Ngjarja ndodhi gjatë ditës së djeshme në rrugën e “Foseve” dhe policia thotë se ka arrestuar autorin e kësaj ngjarje, 40 – vjeçarin Saimir B.,  banues në Kavajë, i dënuar më parë.

Ai udhëtonte me një “Mercedes Benz”, me targë AA596EZ. Pasi ka humbur kontrollin e mjetit dhe është fërkuar me një mjet të parkuar në rrugë, 40 – vjeçari më pas ka goditur Xh. K., 80 – vjeç, i cili ndodhet i shtruar në S.Q.U.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat