Ahmetaj: Tatimet kanë dështuar në informimin e biznesit, por nuk do të ndëshkohet njeri

Shqipëria

Ahmetaj: Tatimet kanë dështuar në informimin e biznesit, por nuk do të ndëshkohet njeri

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 11:18
Arben Ahmetaj

Komisioni parlamentar i Ekonomisë dhe Financës po shqyrton projektligjin për disa ndryshime në procedurat tatimore.

Ministri i Financave Arben Ahmetaj tha se projektligji synon të realizojë disa ndryshime, si : riorganizimin e administratës tatimore dhe pavarësinë e strukturave të saj, riorganizimin e drejtorisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj, si dhe të garantojë detyrimin nga ana e tatimorëve të publikimit të precedentëve, në mënyrë që të parandalohen trajtimet e diferencuara të çështjeve.

Ministri i Financave nuk i kurseu vërejtjet ndaj administratës që ka në varësi, duke thënë se ajo ka dështuar në informimin e tatimpaguesve.

Sipas ministrit përmes këtyre ndryshimebe do të bëhet e mundur që tatimpaguesve që kanë qenë me statusin pasin t’iu hiqen detyrimet.

Ahmetaj tha se biznesit do t’i jepet mundësia që të vetëkorrigjohen pa penalizime. Në anën tjetër sipërmarrjet do të marrin njoftim paraprak 30 ditë para kontrollit.

Në riorganizim do të futet edhe Apelimi tatimor. Ministri sqaroi se në ligji është parashikuar që drejtoria do të kalojë si administruese e çështjeve dhe në përbërje do të ketë përfaqësim nga bordi i sipërmarrjes, por edhe kontabilistë. Ahmetaj tha se parapagimi nuk do të hiqet. Dhe në rast se bordi merr vendim pro, çështja nuk ka pse të shkojë në gjykatë. Sipas tij rreth 96% e çështjeve janë kundër tatimpaguesve.

Ministri i Financave, gjithashtu bëri të ditur se do të forcohet më tej roli i Avokatit të Tatimpaguesve, i cili do të kalojë te ministria. Ministri tha gjithashtu se faturat tatimore me kompjuter do të jenë pa kufizim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat