Tahiri: Natën, pikat e karburanteve të jenë me vetëshërbim

Shqipëria

Tahiri: Natën, pikat e karburanteve të jenë me vetëshërbim

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 11:36
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri

Pikat e karburanteve të jenë me vetëshërbim gjatë natës në mënyrë që të shmangin grabitjet me armë. Ky ka qenë propozimi i ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, gjatë një tryeze për masat shtesë të sigurisë.

Ai tha se, “nga 2013-a deri më sot janë rreth 170 grabitje në pikat e karburantit dhe janë zbuluar jo më shumë se 40% e tyre”.

“Gjeografia e këtyre ngjarjeve është pa dyshim gjithë Shqipëria, pa kursyer edhe kryeqytetin. Shpesh ky fenomen përsëritet në të gjitha pikat e shitjes së karburanteve. Lind e domosdoshme një vlerësim paraprak i atyre që konsiderohen faktor rreziku, por edhe faktorët nxitës”. Sipas ministrit “në botë sot gjatë orëve të natës nuk gjen operator që shet karburant me para në dorë. Arsyeja është eliminimi në maksimum i këtij faktori nxitës. Personi që shet karburant natën mund të bëhet pre e grabitësve. Është kjo arsyeja që sot në botë ka lindur e domosdoshme dhe sot është e aplikuar që të vendosen pikat e vetëshërbimit gjatë natës të pikave të karburantit. Operatorë mund të ketë që ndihmojnë operatorin, por jo që shkëmbejnë para me konsumatorin. Mjafton kjo masë që të bëjnë të pamundur grabitjen”, vijoi Tahiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat