Kreditë e këqija, Komsioni i ligjeve miraton paketën me 6 ligje

Shqipëria

Kreditë e këqija, Komsioni i ligjeve miraton paketën me 6 ligje

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 16:27
Vasili

Pas diskutimeve disa mujore, Komisioni Parlamentar i Ligjeve miratoi me konsensus paketën ligjore të propozuara nga Ministria e Drejtësisë, që synon t’i japë zgjidhje një ndër problemeve kryesore të ekonomisë, kredive të këqija.

Ligji i ri i falimentit, dhe ndryshimet në kodit civil dhe kodin e procedurës civile, së bashku me ndryshimet në ligjin për përmbarimin, parashikojnë thjeshtimin e procedurave të ekzekutimit të kolateralit.

Urdhëri i ekzekutimit do të përmbajë detyrimin e saktë që ka debitori ndaj sistemit bankar ndërsa ankandet për shitjen e kolateralit parashikojnë ulje të vlerës deri në 50 për qind në ankandin e tretë. Misnitria e Drejtësisë po punon dhe për ndryshime të tjera në ligjin për përmbarimin, për të rregulluar dhe marrëdhënien ndërmjet qytetarëve.

Vasili: “Mijëra njerëz me lloj lloj problemesh, mora simbolikisht dhe metaforikisht pensionin ushqimor, por ka dhe të tjerë që kanë probleme pronash, vlera e të cilave kalon edhe ca kredi bankash, i kalon tre a kater herë. Nuk është kaq e thjeshtë çështja. Ky ka për të likuiduar një kredi njëqind mijë Euro, ai ka një pronë që vlen 200 – 300 mijë Euro”.

Arben Isaraj: “Sot po merrem me përmbarimin e të pasurve. Sigurisht nesër do të keni përpara projektin se ç’do ndodhi me përmbarimin e shtresave në nevojë, për të cilën e gjithë shoqëria shqiptare është e shqetësuar”.

Ligji i ri për falimentin synon t’i japë zgjidhje problematikave të konstatuara me procesin e falimentit që ka rezultuar një proces i vështirë dhe i komplikuar.

Ministria e Drejtësisë nëpërmjet këtij drafti që do të miratohet në seancën e ardhshme parlamentare, synon thjeshtimin e procedurave e deri të ristrukturimi për bizneset që nuk kanë aftësi paguese.

Projektligji parashikon gjithashtu mënyrën e funksionimit të gjykatave të falimentit dhe të Agjencisë së Mbikëqyrjes së Falimentit. Veç ndryshimit të procedurave, projektligji i ri për falimentin parashikon edhe sanksione të reja për kompanitë apo personat që bëjnë deklarime të rreme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat