Kryesia e PS-së, caktohen të deleguarit, deputetët, jo jashtë shtetit pa lejen e Ruçit

Shqipëria

Kryesia e PS-së, caktohen të deleguarit, deputetët, jo jashtë shtetit pa lejen e Ruçit

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 09:15
Gramoz Ruçi

Kryesia e Partisë Socialiste u mblodh këtë të hënë për të vendosur drejtuesit e grupeve të punës në 12 qarqet e vendit, të cilët edhe do të udhëheqin degët lokale të partisë në zgjedhjet e përgjithshme të qershorit të ardhshëm. Për Tiranën, grupi i punës do të drejtohet nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ndërsa në Durrës, ky grup do të drejtohet nga kryebashkiaku i qytetit bregdetar, Vangjush Dako. Damian Gjiknuri, që në 2013 u angazhua në Elbasan, emërohet në krye të grupit të punës të socialistëve në Qarkun e Vlorës, ndërsa ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati në atë të Shkodrës.

Gramoz Ruçi do të drejtojë grupin e punës në Qarkun e Fierit, aty ku edhe ka marrë mandatin e deputetit në zgjedhjet e 2013-ës, ndërsa ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi drejton Qarkun e Beratit. Taulant Balla do të drejtojë grupin e punës në Elbasan, ndërsa Ilir Beqaj emërohet në krye të grupit të Kukësit. Në Dibër, ku socialistët dhe koalicioni qeverisës rifituan Bashkinë me një diferencë të thellë votash, grupi i punës do të drejtohet nga ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Ndërsa është vendosur që deputetët e PS-së nuk duhet të udhëtojnë jashtë shtetit pa lejen e Gramoz Ruçit.

Të deleguarit sipas qarqeve:

Saimir Tahiri - Tiranë
Gramoz Ruçi- Fier
Taulant Balla - Elbasan
Vangjush Dako - Durrës
Damian Gjiknuri - Vlorë
Niko Peleshi - Korçë
Ditmir Bushati - Shkodër
Blendi Klosi - Berat
Lindita Nikolla - Lezhë
Mimi Kodheli - Dibër
Bledi Çuçi - Gjirokastër
Ilir Beqja – Kukës

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat