Shqipëria me BE-në zgjat sanksionet ndaj Rusisë

Shqipëria

Shqipëria me BE-në zgjat sanksionet ndaj Rusisë

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 16:58
ilustrim

Shqipëria i është bashkuar vendimit të Bashkimit Europian për të zgjatur sanksionet ndaj Rusisë në lidhje me konfliktin me Ukrainën.

Saksionet që do të jenë në fuqi deri në 15 mars 2017 prekin individë dhe institucione të përfshira në cënimin e pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

Vendimin Shqipërisë dhe 4 vendeve të tjera e bën të ditur, Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini në një deklaratë. “Vendet kandidate, Shqipëria dhe Mali i Zi, Liechtensteini, Norvegjia, dhe Ukraina i janë bashkuar vendimit të Këshillit” thuhet në deklaratën e Mogherinit.

Bashkimi Europian ka mirëpritur këtë vendim, ndërsa thekson se këto vende janë do të zbatojnë politika të brendshme kombëtare në zbatim të vendimit të Këshillit.

Në një intervistë për Ora News, ambasadori i Federatës Ruse në Tiranë, Alexandër Karpushin tha se Shqipëria humbi mundësi duke iu bashkuar vendimit të BE për saksione.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat