Gjykata refuzon Ismailajn, kishte kërkuar përjashtimin e trupit gjykues

Shqipëria

Gjykata refuzon Ismailajn, kishte kërkuar përjashtimin e trupit gjykues

Më: 27 tetor 2016 Në ora: 15:16
Ilustrim

Me argumentin se nuk ka njëanshmëri nga treshja e gjykatësve, që po gjykon biznesmenin Kastriot Ismailaj për mashtrim, gjykatësi Altin Abdiu ka rrëzuar kërkesën e tij për përjashtimin e kësaj trupe nga ky proces.

Ismailaj me anë të avokatit të tij kishte kërkuar largimin e gjyqtarëve me argumentin se janë bërë palë me prokurorinë.

Sipas Alban Qafës dëshmia e Elvis Mataj, dëshmitar i mbrojtur në këtë proces, nuk ka asnjë vlerë. Sipas tij ajo është përdoru nga OSHEE në arbitrazh dhe është e papërdorshme pasi është shkelur sekreti hetimor.
Për më tepër sqaron avokati juristi i OSHEE, Romeo Kara ka deklaruar ne seanca se dëshmia e Mataj është marrë nën presionin e shteti.

Kastriot Ismailaj akuzohet nga prokuroria për mashtrim me pasoja të rënda, me mbledhjen e borxheve të akumuluara prej vitesh ndaj kompanisë CEZ nga biznese dhe familjare të ndryshëm.

Sipas hetimeve mbledhja e tyre ishte fiktive dhe nga buxheti i shtetit janë marrë nga kompania DIA e Ismaliajt 5 milionë dollare.

52-vjeçari këtë mashtrim e ka kryer në bashkëpunim me ish-drejtuesin e CEZ në Shqipëri, Josef Hajsek.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat