Vetting-u ngec te përkthimi, Kushtetuesja merr kohë para se t’i drejtohet Venecias

Shqipëria

Vetting-u ngec te përkthimi, Kushtetuesja merr kohë para se t’i drejtohet Venecias

Më: 27 tetor 2016 Në ora: 16:35
Ilustrim

Në Gjykatën Kushtetuese ka nisur përkthimi në anglisht i ligjit të vetting-ut. Ky është një proces që ndodh me çdo material që kjo gjykatë e dërgon për opinion në Komisionin e Venecias.

Por ndryshe nga çështjet e tjera, për vetting-un po kërkohet një përshpejtim me qellim që, siç thonë ambasadorët e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian, reforma në drejtësi të mos ketë vonesa dhe të nisë nga zbatimi. 

Megjithatë, mediat shqiptare mësojnë se teksti në anglisht ende nuk është gati dhe se materiali nuk do të mund të dërgohet në Venecia brenda kësaj jave. 

Burime në Gjykatën Kushtetuese pohuan se ligji i vetting-ut do të dërgohet në Venecia sapo ai të jetë i përkthyer nga ekspertët e kësaj gjykate. 

Në fakt, origjinali i ligjit të vetting-ut është në anglisht, sepse është punuar nga një prej ekspertëve të misionit EURALIUS, e cila i dha OK-ejin përfundimtar gjatë pushimeve të gushtit, kur pritej të caktohej edhe seanca e jashtëzakonshme për miratimin e tij. 

Për shkak të vendimit për pezullimin e ligjit të vetting-ut, procesi i rivlerësimit të pasurisë dhe kontrolli i figurës për gjyqtarët dhe prokurorët është aktualisht i pamundur. 

Dhe rrugën drejt një vendimi përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese mund ta hapë vetëm oponioni nga Komisioni i Venecias. Prandaj, përkthimi dhe dërgimi i shpejtë në Venecia ka marrë tani një rëndësi të pazakontë për një ligj të pazakontë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat