Përgjimet, Krimet e Rënda nisin hetimin për kreun e Gjykatës Gjirokastër

Shqipëria

Përgjimet, Krimet e Rënda nisin hetimin për kreun e Gjykatës Gjirokastër

Më: 27 tetor 2016 Në ora: 22:15
Guximtar Boçi

Pas publikimit të skandalit seksual të kryegjyqtarit të Gjirokastrës, Guximtar Boçi, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka njoftuar se ka nisur hetimet për korrupsion ndaj tij. Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se për rastin, është regjistruar procedim penal për veprën: “korrupsioni pasiv i gjyqtarëve”. Gjithashtu, në këtë njoftim thuhet se lidhur me rastin janë duke u kryer të gjitha veprimet e nevojshme proceduriale. Emisioni investigativ “Stop” që u transmetua sonte në mbrëmje në “Tv Klan” ka sjellë bisedën e gjyqtarit Guximtar Boçi me një qytetare, e cila ka pasur një rast gjyqësor.

Historia është shënuar në Gjirokastër, ku zonja kishte një rast gjyqësor. Zonja kishte pasur njohje me gjyqtarin nga babai dhe kjo kishte qenë arsyeja se përse ka shkuar ta takojë. Boçi ka kërkuar favore seksuale në shkëmbim të zgjidhjes së problemit të saj. Në bisedë, dëgjohet teksa zonja i thotë se nuk mund të bëjë atë gjë që kërkon gjyqtari, ndërsa ky i fundit insiston për favoret seksuale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat