Manjani: Mos më çoni sms që të ndaloj përmbaruesit, e panegociueshme

Shqipëria

Manjani: Mos më çoni sms që të ndaloj përmbaruesit, e panegociueshme

Më: 28 tetor 2016 Në ora: 10:43
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani

Në një takim të mbajtur sot mbi mbylljen e projektit të binjakëzimit të BE, ministri i Drejtësisë Ylli Manjani u bëri thirrje atyre që i dërgojnë mesazhe për të ndaluar përmbaruesit, se kjo është një çështje e panegociueshme.

“U bëj thirrje atyre që çojnë thirrje në celularin tim apo postën time elektronikë, që të ndaloj përmbaruesit. Kjo është e panegociueshme. Zbatimi i vendimit të gjyqësorit është detyrë publike e patjetërsueshme. Kështu për këtë çështje ndjesë, por vendimi i gjykatës do zbatohet, pikë”, u shpreh Manjani.

"Nuk mund të mbaj as unë askush tjetër faturën e moszbatimit të vendimit gjyqësor, aq më tepër të mbaj faturën e moszbatimit të kolateralit. Bankat nuk janë krijuar për mos zbatimin e aseteve ndaj shërbimi përmbarimor është shumë i rëndësishëm të motivojë sektorin bankar”, vijoi ministri i Drejtësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat