Edhe FRD-ja e Bamir Topit kërkon lista të hapura për zgjedhjet

Shqipëria

Edhe FRD-ja e Bamir Topit kërkon lista të hapura për zgjedhjet

Më: 28 tetor 2016 Në ora: 17:08
Gazmend Oketa

Fryma e Re Demokratike kërkon një ndryshim të sistemit elektoral, duke u bërë proporcional rajonal me korrektim kombëtar.

"Sistemi elektoral duhet të ndryshojë, duhet të jetë propocional rajonal me korrektim kombëtar. Duhen lista të hapura, pasi nxitet një garë e ndershme”, deklaroi sot Sekretari i Përgjithshëm i FRD-së, Gazmend Oketa.

FRD-ja hodhi gjithashtu në tryezë një tjetër propozim, atë që mundëson votimin e emigrantëve. Disa nga pikat e tjera të artikuluara nga Oketa ishin barazia financiare në fushatë dhe ashpërsimi i dënimeve penale për krimet zgjedhore.

FRD kërkon gjithashtu që të ashpërsohen dënimet penale për krimet zgjedhore.

Gjithashtu FRD propozon që numërimi të bëhet në qendrat e votimi, pasi kjo mundësin rezultatet e shpejta. Sipas saj qendrat e votimi duhet të kenë 5 anëtare të depolitizuar dhe të zgjidhen nga trupa arsimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat