Samiti i Diasporës në Shqipëri, publikohet programi

Shqipëria

Samiti i Diasporës në Shqipëri, publikohet programi

Më: 29 tetor 2016 Në ora: 10:53
Edi Rama

Për herë të parë në Shqipëri nën patronatin e Kryeministrit Edi Rama do të mbahet Samiti i Diaspora nga datat 18-20 nëntor.

Samiti do të mbledhë shumë individë të shquar nga fusha të ndryshme, drejtues dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme të diasporës nga e gjithë bota. Samiti do të mbledhë shqiptarë nga 50 vendet e botës, përfshirë emigrantë para dhe pas komunizmit.

Organizatorët e Samiti tani kanë publikuar programin – me të gjitha aktivitet që do të zhvillohen, panelët dhe panelistët. Janë gjithsej tetë (8) panele me panelistë të njohur për punën e tyre me Diasporën – qoftë shqiptare – qoftë të huaj.

Të pranishëm nga Kosova do të jenë përfaqësues të Ministrisë së Diasporës, Ministri i Kosovës për Punë të Jashtme, Enver Hoxhaj, dhe organizata jo-qeveritare Germin.

Dita e tretë e Samiti do t’i kushtohet dy vizitave me karakter kulturor (Tiranë, Durrës, Krujë, Shkodër dhe Berat).

Për më shumë klikoni në këtë link për ta parë programin.

http://samitidiaspores.al/prog...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat