Ulja e parë e borxhit publik shqiptar pas gjashtë viteve

Shqipëria

Ulja e parë e borxhit publik shqiptar pas gjashtë viteve

Më: 29 tetor 2016 Në ora: 11:38
Ilustrim

Për herë të parë pas gjashtë viteve, këtë vit është regjistruar rënie e borxhit publik të Shqipërisë.

Të dhënat e fundit të Minsitrisë shqiptare të Financave konfirmojnë se në tremujorin e tretë të këtij viti borxhi i Shqipërisë është ulur në 60,77 për qind nga Bruto prodhimi vendor (BPV), për dallim prej 72,21 për qind, sa ishte në fund të vitit të kaluar.

“Ulja e borxhit është rezultat i dy faktorëve: rritjes së ekonomisë dhe ngadalësimit të debitimeve”, vlerëson Minsitria, duke shtuar se pret që BPV e Shqipërisë këtë vit të arrijë 11,2 miliardë euro përkundër 10.6 miliardë euro.

Parlamenti shqiptar vitin e kaluar e autorizoi Qeverinë gjatë vitit 2016 të ngritë kredi të reja në shumë prej 260 milionë eurove, por deri në fund të shtatorit Minsitria e Financave nuk ka lidhur kurfarë marrëveshje për debitime të reja.

Të dhënat zyrtare konfirmojnë se në fund të shtatorit, saldoja buxhetore rezulton me suficit prej 9,6 miliardë euro, për shkak të shpenzimeve të ulëta nga ajo që është planifikuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat