Basha: Rama për fermerët ka talljen, arrogancën, përbuzjen

Shqipëria

Basha: Rama për fermerët ka talljen, arrogancën, përbuzjen

Më: 29 tetor 2016 Në ora: 15:35
Lulzim Basha

Kryetari I Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas një takim që kryeministri Edi Rama pati ditën e sotme me fermerët në Çorovodë.

Përmes një statusi në profilin e tij në ‘Facebook’, Basha shkruan se moskuptimin që ka Rama kur fermerët I ankohen për bujqësinë e ka nga droga.

Deklarata e Bashës:

Nuk i kupton dhe nuk do ti kuptoje Rama fermerët që ankohen për bujqësine. 

Ca thone e ka nga injoranca, se ne pune te ekonomise dhe bujqesise eshte bylmez. Ca thone e ka nga droga, nga prodhimi dhe konsumi. Fermeret hallexhinj por te zgjuar e dine se e ka nga hajduteria.  Interesi i tij i vetem jane paratë dhe pushteti, prandaj kujdesin e ka vetem per kriminelet dhe trafikantet të cilët i garantojnë para dhe pushtet. Per fermeret ka talljen, arrogancen, perbuzjen.  

S'ka para për fermerët ju thote Edi Rama kudo që shkon, sepse parate i ka për vete, per miqte dhe klientet e tij. Vetëm ne 1 vit, 88 milion dollarë kanë marre 11 kliente, ndërtues dhe bashkëpunëtorë të Edi Ramës. 92 milion dollarë te tjere janë shpenzuar për zyra, makina, orendi, bileta avionësh. 180 milione dollarë vetëm në një vit kane perfunduar në xhepat e Ramës dhe miqve të tij.  

Dalin e teprojne keto para për të subvencionuar cdo fermer shqiptar dhe për të investuar në kanale kulluese e vaditëse, për të asfaltuar rrugë dhe nderuar ujesjelles.  

Nuk ka e nuk do kete as investime, as subvencione me kete kryeminister. Edi Rama nuk ka zgjidhje per fermeret. vetem tallje dhe justifikime. NIPT-i për fermerin është justifikimi i Ramës për të mos iu dhënë subvencione. Fermerët nuk kanë dhe nuk do të kenë nevoje për NIPT sepse kanë numrin e tyre personal të identifikimit. Me numrin personal qe ka cdokush ne karten e identitetit, me 100 milione dollare ne vit buxhet per grante dhe jo kredi, ne kemi dhe do japim zgjidhje per cdo fermer qe punon dhe prodhon.

#Shqiperia me mire pa Edi Ramen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat