Berisha: Negociatat me BE nuk do të hapen, Shqipërisë do t’i shtohet kushti për kanabisin

Shqipëria

Berisha: Negociatat me BE nuk do të hapen, Shqipërisë do t’i shtohet kushti për kanabisin

Më: 29 tetor 2016 Në ora: 16:04
Sali Berisha

Ndërkohë që zyrtarë të Qeverisë kanë deklaruar se në Nëntor pritet që të hapen negociatat për anëtarësim mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, ish-Kryeministri Sali Berisha shprehet skeptik që kjo të ndodhë duke iu referuar përhapjes masive të kultivimit të kanabis sativës.

Në një intervistë për ABC News, Berisha thotë se do të ketë hapje negociatash dhe se zgjidhja e situatës së kanabisit do të jetë një ndër kushtet e reja që do t’i shtohet Shqipërisë.

Ish-Kryeministri foli edhe për premtimin e Edi Ramës për rritjen e pagave, duke shtuar se është mashtrim elektoral i Kryeministrit. Berisha është edhe kundër largimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në prag të zgjedhjeve të 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat