Virozat e stinës, dyfishohen rastet e fëmijëve të prekur në pediatri

Shqipëria

Virozat e stinës, dyfishohen rastet e fëmijëve të prekur në pediatri

Më: 29 tetor 2016 Në ora: 20:11
Ilustrim

Në Vlorë janë dyfishuar rastet e fëmijëve të prekur nga virozat e stinës, të cilët kanë nevojë për ndihmë spitalore. Sipas mjekëve pediatër, prindërit duhet të bëjnë kujdes që të evitojnë ambientet publike dhe të ushqejnë shëndetshëm të vegjëlit.

Në pediatrinë e Vlorës, në tre ditët e fundit është shtuar numri i fëmijëve të cilët janë prekur nga virozat e stinës.

Ndryshimet e menjëhershme të temperaturave kanë ndikuar te fëmijët e moshës 0-6 vjeç.

Mjekja pediatre e spitalit rajonal të Vlorës, Majlinda Gjata, ka sqaruar se numri i shtrimeve të pacientëve të vegjël në ditë, shkon në 50, dyfishi i ditëve normale.

Majlinda Gjata: Mund të komplikohen me bronkioliote, astmën bronkiale që është karakteristike sipas moshës. Në raste të rralla kemi pasur këto kohë dhe diare që nuk është karakteristike për moshën.

Mjekët u apelojnë prindërve që të konsultohen fillimisht me mjekun e familjes, pasi jo te gjitha rastet kanë nevojë për trajtim në spital. Sipas bluzave të bardha,prindërit duhet të jenë të kujdesshëm që në rast të prekjes së fëmijëve nga virozat, të evidentojnë ambientet publike dhe të ftohta dhe ushqimet e gatshme”fast -food”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat