Letra për Tahirin/ BE vlerëson luftën kundër kanabisit: Rezultatet do ju japin të drejtë

Shqipëria

Letra për Tahirin/ BE vlerëson luftën kundër kanabisit: Rezultatet do ju japin të drejtë

Më: 1 nëntor 2016 Në ora: 15:32
Dimitri Avramopulos

Komisionieri  i BE-së për Punët e Brendshme vlerëson luftën e Shqipërisë kundër kultivimit të kanabisit, në një letër dërguar ministrit Sajmir Tahiri. 

Dimitri Avramopulos inkurajon autoritetet shqiptare dhe thotë se  mbështjeta e BE-së  do të  vazhdojë, siç ka qenë deri tani ajo për ngritjen e kapaciteteve për hetime dinamike dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftë kundër trafikut të drogës.

Në muajin mars, shkruan Avramopulos, në mbledhjen e Komisionit për Drejtësinë dhe Punët e Brendshme përshëndeten operacionet e suksesshme të policisë në bashkëpunim me autoritetet  e zbatimit të ligjit të shteteve anëtare të BE-së në luftë kundër tarfikut dhe prodhimit.

“Këto hapa dhe rezultate pozitive duhet të shoqërohen me veprime  parandaluese të fuqishme  dhe procese gjyqësore efektive. Komisioni inkurajoi autoritete shqiptare që të zgjerojnë sistematikisht hetimet e asteve financiare të organizatave kriminale, dhe t i  shfrytëzojnë më shumë asetet e sekuestruara  dhe dënimet  parandaluese . Ne do të vazhdojmë ta mbështesim shqipërinë në luftë kundër kultivimit të kanabisit dhe unë ministër, i përshendes personalisht  përpjekjet që keni ndërmarrë në këtë  fushë, ato të personelit të zbatimit të ligjit dhe Guardia di Financas italiane. Rezultate e veprimeve tuaja do  ju japin të drejtë”, thuhet në letrën e Komisionerit Avramopulos.

Avramopulos e mbyll letrën duke inkurajuar  autoritetet shqiptare që të vazhdojnë me vrull betejën më të madhe  kundër krimit të organizuar, përfshi atë përmes reformës së drejtësisë. Asetet  që keni   mbledhur kësaj lufte do të ndihmojnë të financoni përpjekjet tuaja, përfundon letra e Avramopulos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat