Ministri i jashtëm grek i përgjigjet Ramës: Historia mbështetet në fakte

Shqipëria

Ministri i jashtëm grek i përgjigjet Ramës: Historia mbështetet në fakte

Më: 4 nëntor 2016 Në ora: 13:40
Nikos Kotzias

Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka komentuar deklaratat e fundit të kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se historia mbështetet në fakte reale dhe jo në mite të krijuara më vonë.

Kotzias u pyet nga gazetarët grekë gjatë një konference për shtyp në Athinë, mbi deklaratat e kryeministrit Rama lidhur me Akropolin.

“Kujt i pëlqen historia greke dhe kultura greke, ai është i mirëpritur. Vetëm mos të arrijë në pikën që të konsiderojë se këto janë ekskluzivisht të vetat dhe nuk janë greke”, u përgjigj Kotzias gjatë një konference për shtyp me homologun e vet polak, Vitold Waszcykowskin.

Mediat greke i janë referuar edhe fjalës së kryeministrit në parlamentin shqiptar mbajtur një ditë më parë.

E përditshmja “Imeresia” në versionin e saj online shkruan se “Edi Rama ishte edhe dje në një delir nacionalist”.

Ndërsa një tjetër gazetë e madhe, “Ethnos”, shkruan se taktika e Edi Ramës po shkon drejt provokacionit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat