Historia e dhimbshme e familjes së punonjësit të vrarë për 60 mijë lekë

Shqipëria

Historia e dhimbshme e familjes së punonjësit të vrarë për 60 mijë lekë

Më: 6 nëntor 2016 Në ora: 21:26
Viktima Artan Hoxha

Artan Hoxha, i cili mbeti i vrarë ditën e sotme gjatë grabitjes së karburantit ku punonte, nuk ka patur një jetë aspak të lehtë. 44-vjeçari nga fshati Gjashtë i Sarandës, punonte për të mbajtur familjen e tij, e cila jeton në kushte të vështira.

Nisur nga kushtet e vështira ekonomike, dhe sëmundja e vajzës së mitur, Hoxha, ishte detyruar në punësonte në lokalin e këtij karburanti edhe djalin e tij 21 vjeç, Denisin.

Të dy, babë e bir, ata duhet të siguronin të ardhura për të bërë të mundur blerjen e ilaçeve dhe trajtimin mjekësor të të voglës në familje.

Por, gjatë grabitjes së mbrëmshme të karburantit, Artan Hoxha mbeti i vrarë, ndërsa disa orë më pas policia e Sarandës bëri të mundur arrestimin e autorit, Arqile Koçi, 27 vjeç.

Nga hetimet paraprake rezulton se fatal për 44-vjeçarin ka qenë ndonjë lëvizje e momentit e tij, gjë që ka trembur autorin e grabitjes.

Pasi ka marrë lekët dhe ka tentuar të largohet, grabitësi është kthyer dhe ka goditur punonjësin e karburantit, i cili qëndronte ulur nën një tavolinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat