Zgjedhjet në LSI, ja sa anëtarë votuan

Shqipëria

Zgjedhjet në LSI, ja sa anëtarë votuan

Më: 6 nëntor 2016 Në ora: 23:29
Ilir Meta

Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar ditën e sotme zgjedhjet për kryetarin, ku në garë ishin kreu aktual, Ilir Meta dhe dy rivalët e tij, Shezai Rrokaj dhe Përparim Spahiu. Zgjedhjet përfunduan, ndërsa ka nisur numërimi i votave për të nxjerrë fituesin e zgjedhjeve.

Bazuar në procesverbalet e mbylljes së votimit, të dorëzuara pranë komisioneve zonale të qarqeve, rezulton se nga: 50267 anëtar të lëvizjes socialiste për integrim, të regjistruar në listat zgjedhore, morën pjesë në votim 42370 anëtarë ose 84.29%.

Sipas qarqeve, pjesëmarrja në votim rezultoi si më poshtë:

• Qarku Tiranë – votuan 10701 anëtarë, ose 88.49%

• Qarku Beratit – votuan 5173 anëtarë, ose përafërsisht 88.99%

• Qarku i Gjirokastrës – votuan 2301 anëtarë, ose përafërsisht 88.39%

• Qarku i Durrësit – votuan 4536 anëtarë, ose përafërsisht 82.39%

• Qarku i Vlorës – votuan 3006 anëtarë, ose përafërsisht 84.98%

• Qarku i Lezhës – votuan 1776 anëtarë, ose përafërsisht 77.28%

• Qarku i Fierit – votuan 5454 anëtarë, ose përafërsisht 89.29%

• Qarku i Kukësit – votuan 826 anëtarë, ose përafërsisht 86.94%

• Qarku i Korçës – votuan 2881 anëtarë, ose përafërsisht 83.38%

• Qarku i Dibrës – votuan 1146 anëtarë, ose përafërsisht 81.97

• Qarku i Shkodrës – votuan 1646 anëtarë, ose përafërsisht 88.87%

• Qarku i Elbasanit – votuan 3273 anëtarësisë, ose përafërsisht 70.29

Ndërkaq ka filluar procesi i numërimit të votave për Kryetarin e LSI në të gjitha vendet e numërimit të votave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat