Izolohen fshatrat në Tropojë, përmbytje, shkarje dheu, mungesë energjie

Shqipëria

Izolohen fshatrat në Tropojë, përmbytje, shkarje dheu, mungesë energjie

Më: 7 nëntor 2016 Në ora: 17:41
Permbytje

Përmbytjeve nga moti i keq në vend nuk i ka shpëtuar as veriu i vendit.

Deputetja demokrate, Mimoza Hajdarmataj, ka publikuar në faqen e saj në fb, foto nga situata e rënduar nga reshjet në Tropojë.

Hajdarmataj thotë se prurjet “permbytjet nga shirat e mbrëmshme kanë izoluar komunikimin e qytetit të B. Currit me fshatrat në Tropojë. Me dhjetra familje nuk furnizohen me energji elektrike dhe disa rrugë janë bërë të pakalueshme nga rrëshqitjet”.

Hajdarmataj shton më tej se është emergjente ndërhyrja e OSSHE me grupe punonjesish për riparimin e dëmtimeve në rrjet.

Gjithashtu, shton deputetja demokrate, nevojitet që Bashkia të ndërhyjë me të gjitha kapacitetet e mundshme si dhe mbështetje nga Tirana për të mos e izoluar Tropojën në këto ditë moti të vështirë.

1

Ura në Mejdan

3

Toka të përmbytura bashkë me të mbjellat

5

Shtëpia e Erion Selmanit në fshatin Tropojë

10

Ura në rrugën e fshatit Shumicë tashmë e pakalueshme

11

Rruga e fshatit Shumicë

12

Rruga e Valbonës

2

4678

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat