Ish-ministrja demokrate del kundër PD-së: KE të hapë negociatat

Shqipëria

Ish-ministrja demokrate del kundër PD-së: KE të hapë negociatat

Më: 7 nëntor 2016 Në ora: 22:34
Majlinda Bregu

Ndërsa Partia Demokratike i ka kërkuar Komisionit Evropian të mos çelë negociatat për Shqipërinë, deputetja Majlinda Bregu është e një tjetër mendimi.

“Ju, EU jeni investuar me shume ne ruajtjen e stabilitetit se sa ne zhvillimin e demokracisë. Situata në Shqipëri dhe kjo rrugë e gjate i shton listës se 5 prioriteteve sipas meje edhe dekriminalizimim dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Edhe zhvillimi ekonomik i vendit duhet të jetë prioritet. E fundit: komisioni duhet të propozoje pasnesër çeljen e negociatave. Nuk ka mënyrë tjetër për të detyruar qeverinë e politikën për të ndërmarrë seriozisht reformat se sa kjo rruge. Siç thuhet: kura me e mirë kundër armiqve të demokracisë, është më shumë demokraci”,-  u shpreh ish-ministrja e Integrimit Bregu gjatë fjalës së saj në Komitetin e Stabilizim- Asociimit Shqipëri-BE.    

Përmes deptuetit Aldo Bumçi, Partia Demokratike depozitoi një amendament që anulon kërkesën drejtuar Komisionit dhe Këshillit për përcaktimin e datës për hapjen e negociatave me Shqipërinë, duke e zëvendësuar këtë kërkesë me vendosjen sipas PD-së, të kushteve për zgjedhjet, implementimin e ligjit të dekriminalizimit dhe të 5 prioriteteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat