Moti i keq, Basha: Situata tepër e rëndë, Rama të lërë shfaqjet në ekran, të dalë në terren

Shqipëria

Moti i keq, Basha: Situata tepër e rëndë, Rama të lërë shfaqjet në ekran, të dalë në terren

Më: 8 nëntor 2016 Në ora: 13:02
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i ka bërë thirrje qeverisë dhe kryeministrit Rama që të dalin në terren në krye të detyrës dhe të lënë shfaqjet me shtabin e emergjencave në ekran.

"Prej orëve të para të mëngjesit kam kontaktuar me përfaqësuesit e PD-së në zonat më të goditura nga përmbytjet, me deputetët dhe të zgjedhurit lokalë. Gjendja vazhdon të jetë e rëndë. Prioriteti numër 1 është ruajtja e jetëve njerëzore. I bëj thirrje kryeministrit të ndërpres shfaqjen televizive me shtabin e emergjencave. Të marrë vendimet që nuk ka marrë dhe të niset me drejtuesit e institucioneve aty ku qytetarët përballen me izolimin dhe të nis masat lehtësuese,” tha Basha në një dalje për mediat.

Kreu i PD-së shtoi më tej se qeveria nuk ka marrë asnjë masë pavarësisht se ishte paralajmëruar për motin e keq që do të përfshinte vendin.

“Gjendja klimaterike ka qenë e rëndë, është paralajmëruar por nuk është marrë asnjë masë për të prandaluar efekte e tmerrshme. Humbja e një jete njërëzore është një lajm i trishtë. Kërkojmë që qeveria dhe Rama të lënë shfaqjet dhe të dalin në terren. Duhet të jenë në krye të detyrës dhe jo në ekrane,” u shpreh kreu i PD-së.

Basha po ashtu tha se qeveria duhet të kishte njoftuar njerëzit për hapjen e portave të hidrocentraleve.

"Kemi marrë njoftime nga media për hapjen e portave të HEC-eve në Ulëz dhe Shkopet. Kjo nuk duhet të ndodh, duhet të kishin njoftuar popullsinë. Hapja e tyre që sjell përmbytje më të mëdha duhet të ishte njoftuar," deklaroi lideri i opozitës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat