Përmbytjet, Dervishaj: Situata mbetet problematike

Shqipëria

Përmbytjet, Dervishaj: Situata mbetet problematike

Më: 9 nëntor 2016 Në ora: 18:44
Foto

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj, tha sot se situata e krijuar nga përmbytjet e reshjeve të dy ditëve të fundit mbetet problematike.

Sokol Dervishaj, nga Rruga e Kombit, theksoi se po punohet intensivisht për mbajtjen hapur të rrugëve.

“Situata në veri të vendit është problematike sidomos ne disa zona. Po punohet intensivisht për rehabilitimin e situatës dhe mbajtjen e rrugëve të hapura. Jemi duke monitoruar situatën jo vetëm në Veri por edhe në Jug, ku ka pasur problematika. Kam një falënderim për gjithë ata persona që kanë punuar në këtë situatë”, tha Dervishaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat