Porositi vrasjen e biznesmenit, lirohet nga burgu Ilir Karçini

Shqipëria

Porositi vrasjen e biznesmenit, lirohet nga burgu Ilir Karçini

Më: 9 nëntor 2016 Në ora: 21:25
Ilir Karçini

Gjykata e Lartë liroi sot nga burgu biznesmenin Ilir Karçini, duke caktuar për të masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Pas kthimit në qeli me vendim të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, avokati mbrojtës kërkoi prishjen e këtij vendimi, duke ju drejtuar Gjykatës së Lartë. 

Kolegji penal i kryesuar nga Guxim Zenelaj, vendosi të lirojë Karçinin duke vënë për të masën e arrestit shtëpiak, me arsyetimin se nuk përbën rrezikshmëri shoqërore dhe nuk mund të ndikojë në prishjen e provave pasi çështja ndodhet në Apel.

Ilir Karçini është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda me 5 vjet burg, me akuzën se ka porositur te vrasësi me pagesë Julian Sinanaj eliminimin e biznesmenit të gazit, Pirro Bare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat