Trupi i viktimës së parë nga përmbytjet ende nuk gjendet, xhaxhai hedh dyshime për vrasje!

Shqipëria

Trupi i viktimës së parë nga përmbytjet ende nuk gjendet, xhaxhai hedh dyshime për vrasje!

Më: 9 nëntor 2016 Në ora: 23:55
Mustafa Ndoj

Trupi i Xhevahir Ndojit nga Klosi, viktimës së parë që u shënua nga përmbytjet e së martës, ende nuk është gjetur.

Edhe kërkimet gjatë kësaj të mërkure rezultuan të pasuksesshme. Por familjarët hedhin dyshime se ngjarja nuk ka qenë aksidentale. 

“Nuk është në gjendje në ujin e rrjedhshëm ta batojë një makinë 3 tonëshe bosh. Deri sa ka ngelur ajo makine atje e ka një arsye. Të kontrollojë tabulatet e telefonit që janë bërë para se ai të binte në ujë”, pohoi Mustafa Ndoj, xhaxhai i viktimës

Por një ditë më parë vetë ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri deklaroi se Ndoj injoroi apelin për të qendruar larg shtratit të lumenjve. 

“Ka neglizhuar thirrjet e vazhdueshme të Emergjencave Civile dhe policisë për të shmangur për aq sa është e mundur lëvizjet e panevosjshme dhe ka kërkuar që të kalojë lumin me makinë. Çështja është ende nën hetim.”, theksoi Tahiri.

Sipas informacioneve zyrtare, 43-vjeçari Xhevahir Ndoj banues në fshatin Plan i Bardhë në Bashkinë Klos, dyshohet se u rrëmbye nga rrjedha e lumit mëngjesin e të martës teksa kthehej me mjetin e tij për në banesë, pasi kishte transportuar një punonjës pranë një hidrocentrali. 

Familjarët apelojnë për ndërhyrjen e Ministrisë së Mbrojtjes në kërkimet për gjetjen e trupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat