Vlorë - Tre banesa përmbyten nga dalja e Vjosës, evakuohen shtatë familje

Shqipëria

Vlorë - Tre banesa përmbyten nga dalja e Vjosës, evakuohen shtatë familje

Më: 10 nëntor 2016 Në ora: 08:09
Permbytje

Përmbytjet nga lumi Vjosa kanë vijuar edhe gjatë natës dhe mëngjesin e sotëm. Tre banesa janë përmbytur dhe dhjetëra hektarë tokë bujqësore janë nën ujë.

Gazetarja e Ora News Jerola Ziaj na informon se janë edhe 7 familje që janë evakuar në zonën e ish-pularisë.

Edhe ditën e djeshme për shkak të fryrjes së Vjosës, ujërat vërshuan  në Bisht të Malit në Selenicë, duke shkaktuar bllokimin e aksit nacional.

Edmond Panariti u bëri thirrje banorëve dhe bizneseve pranë brigjeve të lumit Vjosa që të largohen prej andej, për shkak sipas tij, pasi 12 orët e ardhshme priten prurje të mëdha të këtij lumi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat