Basha: Zgjedhjet, kushti ynë

Shqipëria

Basha: Zgjedhjet, kushti ynë

Më: 10 nëntor 2016 Në ora: 10:11
Lulzim Basha

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka përshëndetur rekomandimin e KE-së për hapjen e negociatave me Shqipërinë, edhe pse sipas tij, me kushte. Sipas Bashës, ky është një lajm shumë i madh për të gjithë shqiptarët dhe Shqipërinë. Rekomandimi për hapjen e negociata për integrimin e Shqipërisë në BE është një lajm i madh për shqiptarët. “Ky është një vendim për qytetarët shqiptarë. Hapja e negociatave do të jetë fillimi i një rruge të gjatë, të vështirë, por të pakthyeshme të popullit tonë. Sot ka shpresë për të gjithë shqiptarët që e duan Shqipërinë si gjithë Evropa. Në vitet e kaluara, Shqipëria e shqiptarët kanë njohur shumë vështirësi. Si kreu i PD-së, që i kontribuoi këtij vendi me firmosjen e marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, që bëri të mundur lëvizjen e lirë e pa viza, nuk mund të harroj punën e bërë nga mijëra demokratë e demokrate. Vlerësoj kontributin e gjithkujt tjetër në këtë proces”, është shprehur Basha.

Por, sipas kreut të PD-së, zgjedhjet e ardhshme, prerja e lidhjeve të krimit me politikën e anasjelltas janë kushte të panegociueshme. “Rruga para është e vështirë, e mbi të gjitha zgjedhjet e ardhshme dhe prerja e lidhjeve të krimit me politikën. PD-ja dhe unë jemi të vendosur që të jemi në krye të këtyre përpjekjeve e unë vetë personalisht që do bëj gjithçka që politika të jetë në shërbim të qytetarëve”, tha kreu i opozitës. Sipas tij, sfida numër 1 për ne janë zgjedhjet dhe lufta kundër krimit e korrupsionit, fusha ku Shqipëria nuk ka bërë para. “Dua të siguroj qytetarët se PD-ja, partia e interesit kombëtar dhe e integrimit të vendit, do të jetë partia që do hapë negociatat për integrimin në BE. Ne do të ja dalim”, ka thënë Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat