Kuvendi mblidhet sot për 3 ligje, sërish lë jashtë kthimin mbrapsht të ligjit të plehrave

Shqipëria

Kuvendi mblidhet sot për 3 ligje, sërish lë jashtë kthimin mbrapsht të ligjit të plehrave

Më: 10 nëntor 2016 Në ora: 10:48
Kuvendi i Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë që do të mblidhet sot në orën 10:00 ka në axhendën e tij vetëm 3 projektligje për të votuar, dy prej të cilëve kërkojnë votim me shumicë absolute.

Në rendin e ditës nuk është përfshirë as sot për votim, dekreti i Presidentit Nishani që ia kthen mbrapsh Kuvendit, ligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve.”

Konkretisht, në rendin e ditës janë:

1. Projektligji “Për performancën e energjisë së ndërtesave”.

2. Projektligji “Për ratifikimin e ndryshimit të marrëveshjes së huas ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projektit “Modernizimi i asistencës sociale”, të ratifikuar me ligjin nr. 84/2012”. (nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë absolute)

3. Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, për ngritjen e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor". (nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë absolute).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat