Basha: Reforma zgjedhore u vonua për të pamundësuar votimin elektronik

Shqipëria

Basha: Reforma zgjedhore u vonua për të pamundësuar votimin elektronik

Më: 10 nëntor 2016 Në ora: 18:17
Pamje nga takimi

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha priti në një takim Ambasadorin e ri të prezencës së OSBE-së në Shqipëri Bernd Borchardt.

Zoti Basha i bëri një prezantim situatës së rënduar në vend me theks të vecantë nevojën akute për garantimin e kushteve për zgjedhjet e ardhshme.

Në mënyrë të qëllimshme, Rama pengon berjen efektive te komisionit per reformen zgjedhore dhe qe prej muajit maj ka refuzuar platformen e paraqitur nga Partia Demokratike për garantimin e zgjedhjeve te lira dhe të ndershmë.

Reforma, theksoi zoti Basha, u vonua qëllimisht, për të pamundësuar votimin elektronik i cili do t’i priste rrugën shitblerjes së votës. Shumë të rëndësishme e konsideroi kryetari i Partisë Demokratike cështjen e financimit të partive, ku PD ka propozuar kriminalizimin e donacioneve private dhe financimit 100% nga buxheti i shtetit si dhe auditimin e plotë e të besueshëm të financimit dhe shpenzimeve të partive politike.

“Lidhja e krimit me politikën, paraja e siguruar nga trafiqet, krimi dhe korrupsioni po shkatërrojnë procesin politik në Shqipëri” theksoi kreu i opozites.

“Zgjedhjet e 2015-ës e më pas ato të Dibrës, treguan qartë se Edi Rama do të përdorë paratë e drogës dhe rrjetet kriminale për të blerë votat në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa krimi do të blejë pushtet politik. Kjo përbën‎ rrezikun më të madh për zgjedhjet e ardhshme”theksoi zoti Basha.

Ai shtoi se gjedhjet e ardhshme jane dhe arsyeja pse Rama ka bllokuar zbatimin e ligjit të dekriminalizimit.

Ambasadori Borchardt garantoi zotin Basha se OSBE me ekspertët e saj do të angAzhohet për të asistuar funskionimin sa me parë të komisionit të reformës zgjedhore për të përmirësuar legjislacionin në përputhje me rekomandimet e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat