Rrëfimi i zjarrfikësit për shpërthimin në Ballsh: Ja si plasi bombola e hidrogjenit

Shqipëria

Rrëfimi i zjarrfikësit për shpërthimin në Ballsh: Ja si plasi bombola e hidrogjenit

Më: 11 nëntor 2016 Në ora: 09:01
Pamje nga Ballshi

Zjarrfikësi i plagosur në shpërthimin e uzinës së naftës në Ballsh, Gramoz Fejzo, rrëfen si ndodhi ngjarja.

Në dëshminë e tij për mediat, Fejzo thotë se Uzina shpërtheu në moment dhe se zjarr si ai i një nate më parë nuk kishte rënë ndonjëherë.

"Uzina shpërtheu në moment. Gjithçka ndodhi papritur. Ishim 6 veta të zjarrfikëses në vendin e ngjarjes. Shpërtheu bombola e hidrogjenit", u shpreh ai.

 Fejzo thotë se pavarësisht flakëve, ekipi i zjarrfikëses punoi për të shpëtuar jetët njerëzore. "Pavarësisht nga flakët punuam në Uzinë dhe nxorëm një viktimë i cili ishte i djegur".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat