Basha viziton naftëtarët e plagosur në spital: Do ta zbardhim aferën e 'Ballshit'

Shqipëria

Basha viziton naftëtarët e plagosur në spital: Do ta zbardhim aferën e 'Ballshit'

Më: 11 nëntor 2016 Në ora: 10:22
Lulzim Basha

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka vizituar sot naftëtarët e plagosur që janë shtruar në Repartin e Djegie – Plastikës në Tiranë.

Ai ka shorehur dhimbjen e thellë për aksidentin që ndodhi, për viktimën që ishte babai i 5 fëmijëve dhe ka theksuar se do të jetë në krah të naftëtarëve dhe në krah të të përmbyturve, në një kohë kur Kryeminstri i vendit ka zgjedhur të udhëtojë jashtë vendit për të hapur ekspozitën e tij private.

Basha shprehu vendosmërinë se PD-ja do ta zbardhë aferën e privatizimit të dyshimtë të Rafinerisë së Ballshit. 

“Kemi dyshimet tona të mëdha përsa i përket privatizimit klientelist të kësaj uzine, - tha Basha, - kemi dyshime për shfrytëzimin pa kriter të krahut të punës.

Sot kjo ngjarje nxjerr në pah domosdoshmërinë e zbardhjes së kësaj afere. Shpreh edhe njëherë dhimbjen e thellë për familjen e Shkëlqim Muçës, baba i 5 fëmijëve.

Dje pata takime në Mallakastër dhe sot do të shkoj sërish atje, në familjen e Shkëlqim Muçës.

Sot kryeministri nuk është në krye të detyrës në krah të të përmbyturve e naftëtarëve, po në avion për një ekspozitë që ka kushtuar miliona.

Ne do të jemi këtu bashkë me qytetarët për t’u përballur me të vërtetat që nuk fshihen me shfaqje me regji qëndrore dhe nuk do të braktisim ata që jetojnë në shtëpi të pabanuara.

Do të jemi bashkë pavarësisht se Rama e ka braktisur detyrën e tij për të renduar pas ekspozitave luksore dhe famës së tij

Do të jemi bashkë dhe do të hapim një kapitull të ri. Uroj që rruga e Ramës për në ekspozita të jetë një rrugë pa kthim.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat