Vokshi: I papërgjegjshmi Rama propaganda me "shëndetësinë falas" nga ekspozita në New York

Shqipëria

Vokshi: I papërgjegjshmi Rama propaganda me "shëndetësinë falas" nga ekspozita në New York

Më: 12 nëntor 2016 Në ora: 13:49
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi reagoi pas një video të publikuar nga kryeministri Edi Rama, ku flitej për arritjet në shëndetësinë shqiptare

Sipas Vokshit nga New Yorku, turisti Edi Rama na foli për ato që ai I quan "arritje në shëndetësi".

Videot e Ramës sipas ligjvënëses demokrate postohen nga New Yorku, aty ku ka hapur ekspozitë të skicave të tij me paratë e Vilma Nushit, me paratë e shëndetit të shqiptarëve ‎...

“Nga suita e tij shumë luksoze , shumë e shtrenjtë në New York, “I papërgjegjshmi” Kryeministër bën propagandë për dështimin e tij më të madh, "shëndetësinë falas"… ndërkohë që tërë vendi është I përmbytur dhe mijëra familje, burra, gra e fëmijë I ka lënë në mëshirë të fatit.

Asnjë video, nuk e fsheh të vërtetën e shëndetësisë në vend. Asnjë sajesë nuk fsheh dot humbjen e jetës së 6 pacientëve me HIV/AIDS për mungese barnash. Asnjë postim nuk fsheh dot vuajtjen e pacientëve me kancer apo dhimbjen e familjareve të tyre që I ka lënë pa kurim...apo ‎ata mijëra të tjerë që enden vuajtshëm spitaleve që I ka lënë si në gjendje lufte...

Rama ndau me klientët e tij mbi 320 milionë euro për koncesionet në shëndetësi, ndërkohë që spitalet janë në ditën më të keqe, nuk ka ilaçe, nuk kanë shtretër, mungojnë mjetet bazike.

Shëndetësia u ka kushtuar shumë shqiptarëve këto 3 vite, ndërkohë që u bë biznesi më fitimprurës për Ramën-Beqën e klientët e tyre.

E me shumë do t'u kushtoje, pasi koncesione të tjera klienteliste në shëndetësi ka planifikuar Rama në buxhetin 2017…. Ditë më të zeza do vijnë për shëndetësinë…”, tha Vokshi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat