Përmbytje të frikshme në Gjirokastër, dy të rinj rrezikojnë të vdesin

Shqipëria

Përmbytje të frikshme në Gjirokastër, dy të rinj rrezikojnë të vdesin

Më: 12 nëntor 2016 Në ora: 15:31
Përmbytje të frikshme në Gjirokastër

Vazhdon të jetë e rëndë situata në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, në vendin pranë varrezave të qytetit.

Video më poshtë tregon momentin kur një automjet është fundosur në ujë, ndërsa brenda tij udhëtonin dy të rinj, të cilët kanë arritur që me ndihmën e personave të rastësishëm dhe policëve që ndodheshin në rrugë të shpëtojnë.

Kjo është hera e dytë brenda këtyre ditëve që ky aks përmbytet dhe bllokohet, jo vetëm për shkak të reshjeve të shiut dhe ujërave që vërshojnë nga përrenjtë, por dhe nga punimet që kryhen në rrugë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat