Situata e reshjeve në Tiranë, Policia: Nëse keni nevojë për ndihmë, telefononi në 112

Shqipëria

Situata e reshjeve në Tiranë, Policia: Nëse keni nevojë për ndihmë, telefononi në 112

Më: 12 nëntor 2016 Në ora: 17:37
Reshjet në Tiranë

Reshjet e shumta gjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar probleme edhe në Tiranë.

Fryrja e lumenjve për shkak të prurjeve të shumta, ka bërë që qindra hektarë tokë të përmbyten nën ujë, njëkohësisht disa banesa janë izoluar ndërsa banorët që gjendeshin në ato banesa apo në zonat e prekura nga uji janë evakuuar.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve ka angazhuar forca policie në terren, të cilët punojnë 24 orë për të përballuar situatën emergjente në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile, Ministrinë e Mbrojtës, Bashkinë e Tiranës.

Aktualisht situata në Tiranë është nën kontroll, por ende ka disa zona të cilat paraqesin problematika për shkak të sasisë së shtuar të ujit.

Policia u bënë thirrje të gjithë qytetarëve se në raste emergjencash, apo kërkesë për ndihmë të kontaktojnë në numrin 112.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat