Basha: Shqiptarët të bashkuar për të larguar një klikë të korruptuar dhe të inkriminuar

Shqipëria

Basha: Shqiptarët të bashkuar për të larguar një klikë të korruptuar dhe të inkriminuar

Më: 13 nëntor 2016 Në ora: 11:47
Lulzim Basha në takimin me drejtues të strukturave të PD në Mallakastër dhe Patos

"Rafineria e Ballshit është afera më e re korruptive e Edi Ramës", theksoi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në takimin me drejtues të strukturave të PD në Mallakastër dhe Patos. Edi Rama dhe miqtë e tij nxjerrin miliona euro nga nafta në muaj, ndërsa naftëtarët marrin paga qesharake dhe punojnë pa minimumin e sigurisë teknike, çka u pa dhe në ngjarjen e fundit ku humbi jetën Shkëlqim Muça e shu?më të tjerë mbetën të plagosur.

“Sa është fitimi i rafinerisë?! 30 milionë euro në muaj është xhiroja, minimalisht 10 milionë euro në muaj është fitimi, pjesëtojeni për 5 mijë naftëtarë. Sikur ky fitim ti shkonte i gjithi naftëtarëve, bëhet fjalë për 2 mijë euro për naftëtarë, domethënë 2.6 milionë lekë të vjetra për naftëtar.

Por naftëtarët kanë rroga minimale dhe pasiguri për nesër. Në vend që të kemi 5 mijë naftëtarë me një rrogë, me një pagë dinjitoze, nuk po them 2 milionë e 600 mijë, por të paktën  500 apo 600 mijë lekë, kemi Beson me një grusht njerëzish që fusin në xhepat e tyre 10 milionë euro  në muaj dhe i ndajnë me Edi Ramën, me Damian Gjiknurin, me Arben Ahmetajn me shokë. 

Ky është realiteti i Shqipërisë sot, qeveritarët e korruptuar e kanë kapur për fyti buxhetin e shtetit. Një grusht monopolistësh po vjelin pasuritë e shqiptarëve dhe nga ana tjetër mbështeten tek një grusht kriminelësh që shfrytëzojnë mijëra shqiptarë, midis tyre fëmijë dhe gra për ta mbjellur Shqipërinë me hashash.”

Beteja që kemi përballë, theksoi zoti Basha është përmbysja e një klike të korruptuar dhe të inkriminuar e cila do te beje gjithcka qe te mbroje miliardat qe ka perfituar buxheti i shteti, krimi dhe droga.

“Ne jemi sot në një vend ku qeveria ekziston vetëm për të zhvatur pasurinë e vendit, ku Kryeministri ekziston vetëm për tu pasuruar dhe për të pasur sa më shumë pushtet. Për këtë arsye buxheti i shtetit masakrohet me tendera, koncesione, privatizime, shpenzime të cilat nuk shkojnë në mirëqënien e qytetarëve. Aleanca me krimin ka bërë të mundur që Kryeministri ti gëzohet qindra miliona eurove, dollarëve, lekëve të drogës. Beteja që kemi përballë është përmbysja e një sistemi, e një klike të korruptuar dhe të inkriminuar e cila ka në lojë miliardat e buxhetit dhe miliardat e krimit, dhe do ti mbrojë ato me çdo kusht e me çdo çmim.

Përballë një klike që numëron me gishtat e dorës përfituesit nga buxheti i shqiptarëve, përfituesit nga mbulimi i Shqipërisë me drogë, sot nuk janë vetëm demokratët, sot nuk  janë vetëm të djathtët, sot përreth opozitës është bashkuar shpresa dhe besimi për një të nesërme më të mirë i shumicës dërrmuese të shqiptarëve.”

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat