Investimet për 2017, Basha: Rama do të harxhojë 25 milionë dollarë për zyra dhe kolltuqe

Shqipëria

Investimet për 2017, Basha: Rama do të harxhojë 25 milionë dollarë për zyra dhe kolltuqe

Më: 13 nëntor 2016 Në ora: 14:24
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama për mungesë të investimeve në infrastrukturë dhe kjo u evidentua qartësisht gjatë përmbytjeve të këtyre ditëve.

Kreu i demokratëve thotë se Rama i shpenzuar fondet për investimeve dhe mobilime të zyrave dhe nuk i ka shpenzuar për t’u ardhur në ndihmë banorëve.

“Edi Rama ka ndarë 25 milionë dollarë për zyra dhe mobilim zyrash në buxhetin e vitit 2017. Kjo shumë marramendëse për një vend si Shqipëria i shtohet qindra milionë dollarëve të tjerë të harxhuar këto tre vjet për fasada, zyra dhe kolltuqe nga Edi Rama.

Moti i keq i ditëve të fundit nxorri në pah nevojën jetike që ka vendi për investime në infrasrukturë dhe në mbështetje për njerëzit në nevojë.
Pak ditë rreshje sollën pasoja dramatike: qindra hektarë tokë u përmbytën, mijra familje humbën të mbjellat dhe gjënë e gjallë nga e cila varet jeta e tyre, qindra shtëpi u bene te pabanueshme, zona të tëra mbetën të izoluara dhe pa energji.

Por kjo emergjence nuk është prioritet i Edi Ramës. Prioriteti i tij i vetëm janë fasadat dhe kolltuqet. Ky që justifikohet kudo se nuk ka para për shëndetësinë dhe arsimin ndaj po ja u jep privatëve, ka përherë para pa fund për zyrat e tij dhe të shërbëtorëve të tij. #Shqiperia me mire pa Edi Ramen”, thotë kryetari i PD Lulzim Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat