Nisma e re, mund të zeroni faturën e energjisë me panele diellore

Shqipëria

Nisma e re, mund të zeroni faturën e energjisë me panele diellore

Më: 13 nëntor 2016 Në ora: 16:31
Foto ilustrim

Përveçse kursejnë në faturën e energjisë elektrike, familjet dhe bizneset që do të instalojnë panele diellore tani mund të shndërrohen edhe në prodhues energjie.

Ligji i ri parashikon sesi këto konsumatorë mund t’i shesin kompanisë së shpërndarjes, sasinë e tepërt të energjisë që prodhojnë përmes paneleve diellore, por që nuk arrijnë ta konsumojnë.

“Për shkak të hapjes së tregjeve, panelet janë kthyer në vlera të ulëta. Pra, me një investim minimal ty të reduktohet në 0 fatura e energjisë, por ka edhe raste kur përfiton, sepse t’i mund të prodhosh më shumë sesa ke konsumuar. Për këtë do të jepet një çmim me interes për konsumatorin. Ka disa mënyra, bëhet zbritje mujore ose vjetore, bëhet bilanci, do të zbritet në faturënpasardhëse”, tha Entela Çipa, ministria e Energjisë dhe Industrisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat