Rama: Opozita po na turpëron, çon vettingun në Kushtetuese për të vonuar hapjen e negociatave me BE-në

Shqipëria

Rama: Opozita po na turpëron, çon vettingun në Kushtetuese për të vonuar hapjen e negociatave me BE-në

Më: 13 nëntor 2016 Në ora: 17:35
Kryeministri Edi Rama

Në komunikimi e tij të javës me publikun përmes rrjetet sociale kreu i ekzekutivit Edi Rama folur gjerë e gjatë për progres – raportin e KE-së dhe hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Sipas Ramës 3 vite më parë Shqipëria ishte një shtet i pa reformuar, ndërsa sot ka marrë dritën jeshile për nisjen e negociatave.

Edhe njëherë tjetër Rama akuzoi opozitën se po hedh “baltë” dhe po turpëron Shqipërinë me broçkulla për kanabistanin.

“Kush mund ta imagjinojë për shembull se negociatat do të çelen normalisht nëse kur ekipet do të jenë gati për t’u ulur në tavolinë, nuk do të ketë nisur zbatimi i ligjit të Vettingut. Askush me dy fije mend në kokë, nuk e imagjinon dot.

E dinë këtë edhe dritëshkurtrit që e kanë bllokuar përkohësisht Vettingun me një kërkesë të turpshme për ta shpallur antikushtetues dhe me sa duket me një qëllim për të vonuar negociatat, për të vonuar drejtësinë.

Por ne duhet të vijojmë të bëjmë progres në çdo fushë. S'ka pikë dyshimi se Shqipëria do të çelë negociatat me BE sapo puna përgatitore për reformat të ketë filluar dhe ne të kemi vazhduar të japim provën e vijimit të progresit në çdo fushë, përfshirë edhe zbatimin e ligjit për vettingun, pa asnjë diskutim.

Por s'ka si të mos ketë më asnjë pikë dyshimi që opozita jonë po na turpëron të gjithëve në sytë e familjes europiane me broçkullat e saj për kanabistanin dhe me stanin e lepujve që përfaqëson për fatin tonë më të keq", tha Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat