“Ai pinte gjakun që po i merrte frymën”, aksident i frikshëm në Tiranë

Shqipëria

“Ai pinte gjakun që po i merrte frymën”, aksident i frikshëm në Tiranë

Më: 13 nëntor 2016 Në ora: 18:25
Aksidenti në Tiranë

Teksa të gjithë njerëzit ishin të fokusuar tek ndeshja mes Shqipërisë dhe Izraelit mbrëmjen e djeshme, diçka shumë e rëndë ka ndodhur në të njëjtën orë në zonën e Laprakës.

Një burrë ka bërë aksident me motor dhe gjendja e tij, siç raporton një qytetar që ishte i pranishëm në vendngjarje, ishte shumë e keqe. 

Qytetari gjithashtu thotë se ndërkohë që policia nuk vonoi shumë për të mbërritur, ambulancës iu deshën plotë 50 minuta, të cilat do të mund t’i kishin kushtuar edhe jetën burrit. 

Më tej ai shton një detaj të dhimbshëm, ndërsa thotë se burri gjatë gjithë kohës, edhe kur kishte ardhur policia dhe ishin në pritje të ambulancës, nuk lëvizte fare. “Ai nuk lëvizte fare dhe gjaku ishte duke e mbytur. Ai pinte gjakun që ia merrte frymën”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat