Vendet anëtare të BE gati për nisur negociatat me Shqipërinë në dhjetor

Shqipëria

Vendet anëtare të BE gati për nisur negociatat me Shqipërinë në dhjetor

Më: 14 nëntor 2016 Në ora: 12:11
Ministri i Jashtëm italian Paolo Gentiloni

“Shtetet anëtare të bashkimit Europian janë gati për të nisur në dhjetor negociatat për pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. E kjo do të bëhet më datë 15-16 dhejtor me rastin e samitit të krerëve të shtetit e të qeverive të vendeve anëtare.”

Kështu ka deklaruar sot nga Brukseli, Ministri i Jashtëm italian Paolo Gentiloni, i cili po merr pjesë në mbledhjen e Këshillit të Çështjeve të Jashtme.

 “Sot në mëngjes patëm një takim të rëndësishëm  të kërkuar nga Italia e Austria, me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Në këtë takim u konstatua konsensusi i të gjitha vendeve anëtare që Këshili i Europës t’i jap rrugë nisjes së negociatave të pranimit të Shqipërisë në BE”, ëshë shprehur Minisri i Jashtëm italian.

Sipas Gentilonit “bëhet fjalë për një sinjal të rëndësishëm në një moment kur Europa ka nevojë për konfirmim të aftësive të saj gjithëpërfshirëse.”

“Fakti që ekzistojnë kushtet për diskutime me qeverinë e Tiranës, është një sinjal i mirë”, ka përfunduar në deklaratën e tij Ministri i Jashtëm italian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat