Ligji për mbrojtjen e fëmijëve, punonjës social me tre turne në çdo Bashki

Shqipëria

Ligji për mbrojtjen e fëmijëve, punonjës social me tre turne në çdo Bashki

Më: 14 nëntor 2016 Në ora: 12:23
Ilustrim

Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi, prezantoi sot në Komisionin e Integrimit ligjin e ri për mbrojtjen e fëmijëve.

Klosi vuri në dukje se aktualisht numërohen vetëm 30 punonjës social në të gjithë vendin.

Ndërsa ligji i ri, tha Klosi, parashikon që në çdo Bashki të ketë punonjës socialë me tre turne.

Klosi tha gjithashtu se ligji i ri parashikon te drejten e pezullimit te se drejtes prinderore ne menyre te menjehershme ne rast dhune dhe neglizhimi.

“Mjeket, mesuesit, edukatoret, janë te detyruar me ligj te raportojne dyshimin per dhune” tha Klosi.

Ndërkohë kryetarja e Komisionit, Majlinda Bregu, përgëzoi Ministrinë për ligjit, por ngriti si shqetësim shrytëzimin e fëmijëve për punë.

“Çfarë bëhet për shfrytëzimin e fëmijëve për punë?” pyeti ajo Ministrin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat