Vlahutin: Duhet transparencë dhe përgjegjshmëri në përdorimin e fondeve publike

Shqipëria

Vlahutin: Duhet transparencë dhe përgjegjshmëri në përdorimin e fondeve publike

Më: 14 nëntor 2016 Në ora: 19:04
Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin

"Më shumë transparencë dhe përgjegjshmëri në përdorimin e fondeve publike", kjo është kërkesa e ambasadores së BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin.

BE do të japë 130 milionë euro për reformën në financat publike.

Gjatë një aktiviteti për “Menaxhimin e Financave Publike” ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin premtoi se do jepen 130 milionë euro për reforma në  menaxhimin e financave publike.

“Mendoj se të gjithë e dimë sa të rëndësishme janë financat publike, dhe që ju ta dini sa para ka shteti dhe si shpenzohen ato. Dua të flas për përgjegjshmërinë dhe transparencën. Çështja e përgjegjësisë është shumë e qartë, kushdo që është në qeveri ka përgjegjësi për përdorim efikas të parave publike. 

Me anën e fondeve IPA ne i japim qeverisë grante për ndërhyrje të caktuara në sektorë kyç, por vetëm nëse ajo dakordësi që kemi bërë ne është përmbushur. Dhe kjo është diçka tejet e dobishme sepse i ndihmon të gjithë të jenë tejet të fokusuar. Vetëm për këto dy vite do i japim buxhetit të shtetit rreth 130 milionë euro për reforma si menaxhimi i financave publike, punësimi, lufta kundër korrupsionit, transporti, por edhe reforma në drejtësi”, tha Vlahutin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat