Deputeti Oerd Bylykbashi është komanduar si kryetar i PD në Durrës. Burime nga PD bëjmë të ditur për median se Bylykbashi do të drejtojë edhe fushatën për Durrësin.
Komandimi i Bylykbashit është bërë me urdhër të kryetarit të PD, Lulzim Basha.
Bylykbashi zëvendëson në krye të kësaj dege Osman Safen, i cili u shkarkua nga kryesia e Partise Demokratike. Pas analizës së zgjedhjeve vendore të 2015, ku demokratët e Durrësit pësuan një humbje të thellë me rreth 13 mijë vota.