Reshjet izoluan Tropojën, 30 ura të shembura e bllokime rrugësh

Shqipëria

Reshjet izoluan Tropojën, 30 ura të shembura e bllokime rrugësh

Më: 15 nëntor 2016 Në ora: 14:32
Tropojë

Probleme me reshjet në rrethin e Tropojës ku janë shembur rreth 30 ura nga përrenjtë malorë. Gjithashtu konstatohen shembje në disa segmente rurale. Ndërsa në Kukës, Bashkia ka nisur furnizimin me dru për ngrohje në institucionet arsimore, çerdhe kopshte e shkolla.

Reshjet e fundit kanë shkaktuar probleme të mëdha në Bashkinë e Tropojës. Mbi 30 ura janë shembur nga vërshimi i përrenjve malorë, ndërsa rruget rurale në një gjatësi 110 km kanë pesuar dëme nga shembjet dhe materialet inerte.

Jane dëmtuar 20 shtëpi banimi nga të cilat 10 janë të pabanueshme.

Banorja: Na ka bërë shumë dëme, ka zënë rrugën e fshatit. Nxënësit janë pa mësim. Kanë rënë njerëzit me kuaj të marrin miell, të marrin bukën dhe nuk kanë pasur nga dalin.

Banori: Janë fryrë lumenjtë, përrojet, na kanë marrë shtyllat. Më ka marrë lumi shtyllën elektrike, jemi në errësirë prej një jave.Rruga është prishur, jemi të izoluar.

Probleme ka pasur dhe në lagjen “Partizani” në Tropojë, ku ka pasur dhe mungesë të shpeshtë të energjisë elektrike.

Zenel Çela: Për emergjencën, në momente që ndodhin ne tu krijojmë lidhje qoftë me spitalet, tu vijmë në ndihmë, qoftë me shkollat, në mënyrë që njerëzit të jenë në kontakt me gjërat që ata i kanë të nevojshme.

Në Kukës, pas shqetësimit të vazhdueshëm të ngritur nga banorët në media, Bashkia ka nisur furnizimin me dru për ngrohje në institucionet arsimore.

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm në Bashki, janë marrë masa që gjatë dimrit të mos mungojë ngrohja në çerdhe, kopshte dhe shkolla.

Bujar Muçmata: Shpërndahen rreth 1800 metër ster lëndë drusore nga 2900 që janë planifikuar këtë vit për të gjitha shkollat e bashkisë së Kukësit. Ndërkohë ka nisur puna menjëherë sot në të gjitha drejtimet për hapjen e rrugëve të cilat patën probleme, shkarje, rrëshqitje gurësh, dherash e materiale të tjera interte.

Kukësi njihet për temperaturat e ulëta gjatë stinës së dimrit dhe mungesa e ngrohjes ne institucionet arsimore e bën të pamundur frekuentimin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat