Fondet për bujqësinë - Panariti: 1.4 mld lekë më shumë për të përballuar përmbytjet

Shqipëria

Fondet për bujqësinë - Panariti: 1.4 mld lekë më shumë për të përballuar përmbytjet

Më: 15 nëntor 2016 Në ora: 17:56
ilustrim

Përmbytjet që kanë përfshirë vendin kohët e fundit kanë detyruar kreun e bujqësisë që të kërkojë më shumë fonde për të ndërhyrë në argjinaturat e lumenjve dhe në pastrimin e kanaleve kulluese.

Ministri Edmond Panariti kërkoi 1.4 miliard lekë shtesë vetëm për të përballuar gjendjen e përmbytjeve.

Shtesë fondesh u kërkua edhe për dëmshpërblimin e fermerëve që u prekën nga sëmundja e gjedhit.

Panariti: Ne kemi kërkuar që të kemi një shtesë në investimet e brendshme për infrastrukturën e kullimit, ujitjes dhe përmbytjes me një shumë prej 1 miliardë e 400 milionë lekë. Ne duam që këta fermerë të dëmtuar nga kjo sëmundje të dëmshpërblehen dhe unë e di që është edhe vullnet i qeverisë dhe i kryeministrit. Ne do të kërkonim edhe një shtesë të përllogaritur në shumë e 84 milionë lekëve.

Po ashtu edhe ish-ministri demokrat Genc Ruli kërkoi që të lihen mënjanë disa investime të tjera dhe të zgjidhen përfundimisht problem i përmbytjeve.

Ruli: Ne kemi 7 vite që jemi për vit në periudha përmbytjeje. Kjo do të thotë se një shtet një herë e mirë duhet të mendojë të përballet me këtë fenomen se me ç’duket edhe në 17 vitet që do të vijnë do të ketë këtë lloj klime me këto përmbytje.

Fondi për ministrinë e bujqësisë për 2017 është parashikuar 10.1 miliard lekë dhe është 0.2% më I vogël se një vit më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat