Gjyqi ndaj imamëve, tension dhe akuza në sallë: Këtu komandon Mossadi, tani do qani

Shqipëria

Gjyqi ndaj imamëve, tension dhe akuza në sallë: Këtu komandon Mossadi, tani do qani

Më: 16 nëntor 2016 Në ora: 11:24
Gjyqi ndaj imamëve

Tension dhe akuza në sallën e gjyqit ndaj imamëve të vetëshpallurve. Ata kanë hedhur akuza ndaj gjyqtarëve, ndërsa u kanë bërë thirrje ndjekësve të tyre.

Drejtuesi i këtij grupi, Bujar Hysa ka thënë në sallën e gjyqit se “pas dhimbjes vjen lehtësimi”. Këto ishin fjalët që Hysa u drejtoi ndjekësve të tij.

Më pas Hysa tha se “zullumqarët do qeshin pak tani, por do qajnë në fund”.

Ndërsa i dënuari tjetër Fadil Myslimani është shprehur se kishte ardhur kot në sallën e gjyqit.

“Erdha kot në gjyq pasi këtu komandon Mossadi”, është shprehur Fadil Myslimani. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat