Beqaj kërkon të replikojë në Kuvend, Paloka e shtyn...Balla: E patolerueshme, e gjuajte me grusht

Shqipëria

Beqaj kërkon të replikojë në Kuvend, Paloka e shtyn...Balla: E patolerueshme, e gjuajte me grusht

Më: 17 nëntor 2016 Në ora: 13:09
Pamje nga mbledhja e sotme e Kuvendit në Shqipëri

Ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj është ngritur për të folur në foltore të Kuvendit, ku disa deputetë të djathtë janë ngritur për të ndalur këtë të fundit.

Ka qenë kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka, i cili është konfrontuar edhe fizikisht me kreun  e shëndetësisë në vend. Ndërkohë që gjithë debatet nisën pas akuzave të bëra nga deputetja Albana Vokshi, e cila kërkoi edhe shkarkimin e ministrit të shëndetësisë. Ky i fundit teksa kërkuar fjalën për replikë, është hasur me kundërshtinë e deputetëve të djathtë, të cilët kanë përdorur edhe fjalë fyese.

Me rinisjen e seancës plenare, deputeti Balla e konsideroi të patolerueshme gjuajtjen me grushte ndaj Beqajt.

“E patolerushme që një deputet godet më grushte aq më tepër kreu i grupit parlamentar”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat