E pazakontë: Hapet një gropë e madhe në Vlorë

Shqipëria

E pazakontë: Hapet një gropë e madhe në Vlorë

Më: 17 nëntor 2016 Në ora: 14:39
Qyteti i Vlorës

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku një gropë e madhe është hapur në mes të një rruge këmbësorësh mbi kodrat e qytetit të Vlorës.

Mësohet se gropa është me përmasa të mëdha rreth 10 metra e gjatë dhe 3 metra e gjerë dhe dyshohet se ka ardhur si pasojë e rrëshqitjeve të tokës nga reshjet.

Siç shihet edhe nga pamjet, gropa ndodhet në rrugën që të çon për në teqenë e “Kuzum Babasë” dhe përbën rrezik për kalimtarët dhe besimtarët e shumtë që kalojnë aty.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat